Balluku inspekton punimet në kantierin e segmentit Elbasan-Papër-Ura e Grykshit

27 Janar 2025 | 15:52

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi këtë të hënë punimet në kantierin e segmentit Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, një pjesë kyçe e Korridorit VIII.

Balluku theksoi rëndësinë e këtij segmenti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend dhe rajon, duke e cilësuar si një autostradë të kategorisë A.

“Jemi në gjurmën që fillon nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës. Kjo është një gjurmë e re pranë luginës së lumit Shkumbin. Faza e parë e këtij projekti, e gjatë 40 kilometra, është një autostradë e kategorisë A që plotëson të gjitha kriteret dhe standardet evropiane. Nga ana tjetër, ky segment është një nga korridoret më të rëndësishme pan-evropiane, si për transportin, ashtu edhe për energjinë dhe sigurinë e Aleancës së Atlantikut, NATO-së”, tha Balluku.

Ministrja Balluku gjithashtu sqaroi detaje teknike të projektit, duke përmendur se autostrada do të ketë dy bankina me gjerësi 3.75 metra për secilën krah dhe një bankinë emergjence prej tre metrash.

“Kjo është një autostradë e kategorisë A, me tre korsi në secilën drejtim. Punimet kanë filluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe aktualisht kemi përfunduar 4.5 kilometra, me vetëm 900 metra të mbetur për të përfunduar hapjen e gjurmës.”

“Puna po ecën mirë, dhe sipas inxhinerit, shpresojmë që brenda vitit të hedhim asfaltin dhe ta dorëzojmë këtë segment”.

Një shqetësim i ngritur nga ministrja ishte mbrojtja e rrugës nga mundësitë e përmbytjes nga lumi Shkumbin megjithatë u sigurua se do të merren masa për të shmangur çdo dëm për rrugën dhe për ta mbrojtur atë nga rreziku i mundshëm.

“Faza e parë e këtij projekti është nga Elbasani në Papër dhe punimet nuk do të ndikojnë në rrugët ekzistuese, pasi kjo do të jetë një rrugë e re dhe e pavarur,” shtoi Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026