Balluku: Veliaj është i rëndësishëm për fëmijët e mi, hamë mëngjese bashkë
Zëvendës kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se me kryebashkiakun e Tiranës, ka marrëdhënie shumë të mira profesionale, por edhe jashtë politikës.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balluku tha se me Veliajn njihen para se të dy të angazhoheshin në politikë.
Ajo nënvizoi se Veliaj është nuni i vajzës së saj dhe gjatë fundjavave takohen për të ngrënë mëngjes dhe për të diskutuar për punë.
Sipas Ballukut, kryebashkiaku ka drejtuar në mënyrë të suksesshme Tiranën, ndaj nuk e ka menduar një kandidim për këtë post.
“Unë Erionin nuk nga jeta politike, unë me Erionin njihem shumë përpara kur edhe ai, edhe unë nuk kishim fare lidhje me politikën. Siç ai më konsideron mua motër, edhe unë e konsideroj vëlla. Erioni është nuni i vajzës time, kemi lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe e kemi mbështetur njëri-tjetrin.
Unë personalisht jam shumë e ngarkuar me punë, Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ne jemi dy njerëz që kemi lidhje jashtë politikës, Erioni është një person i rëndësishëm për fëmijët e mi, takohemi edhe gjatë fundjavës për të ngrënë mëngjese me njëri-tjetrin”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen