Balluku: Vijojmë punën me partnerët e OKB drejt një Shqipërie më të fortë dhe më afër BE-së
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku këtë të enjte ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv. Balluku thekson se ky takim vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara.
Ministrja përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja teksa thekson se mbeten të angazhuar për fuqizimin e kapitalit njerëzor, nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.
Ajo shton se vijon puna me partnerët e OKB drejt një Shqipërie më të fortë dhe më afër BE-së.
“Sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027–2031, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.
Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e #OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian”, shkruan Balluku në “Facebook”.
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar
- 21:59 “Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 21:45 Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen