Banda muzikore britanike grabitet me armë në ditën e parë të turneut të tyre në SHBA

4 Dhjetor 2024 | 07:56

Grupi muzikor britanik Sports Team është grabitur me armë ditën e djeshme, në ditën e parë të turneut të tyre në SHBA.

Frontmeni i grupit Sports Team, Alex Rice tha këta të fundit kishin ndaluar me autobusin e tyre gjatë turneut në një Starbucks në Vallejo, Kaliforni mëngjesin e së martës të martën.

“Ndërsa ai dhe shokët e mi të grupit po porosisnim mëngjesin, dëgjuam dikë duke thënë “a ka dikush jashtë një furgon të bardhë? Po grabitet”. Reagimi vjen natyrshëm, vrapuam drejt tij dhe u përpoqëm ta ndalojmë. Në atë moment njëri nga grabitësit tërheq një armë dhe ia drejton menaxherin tonë të turneut”, tha Alex.

Njëri nga pjesëtarët e grupit britanik shprehet se grabitësit morën një sasi të madhe sendesh personale.

“Të gjithë u drejtuam përsëri në Starbucks. Ata kanë marrë një sasi të madhe sendesh personale dhe pajisjesh muzikore nga mesi i furgonit tonë dhe nuk kemi luajtur ende asnjë notë, pjesë muzikore pasi morëm gjërat tona”, tha Alex Rice.

Grupi po promovon albumin e tyre të tretë, Boys These Days, dhe do të vazhdojë turneun e tyre në SHBA pavarësisht incidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026