Bandat liruan rreth 4,000 të burgosur, Haiti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

5 Mars 2024 | 14:47

Qeveria e Haitit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 72-orëshe pasi bandat e armatosura sulmuan një nga burgjet më të mëdha në vend duke çuar në vrasjen e të paktën 12 personave dhe arratisjen e rreth 4,000 të burgosurve.

Në mesin e të arrestuarve ishin anëtarë të bandës të akuzuar për vrasjen e presidentit Moïse në vitin 2021.

Kryengritja e radhës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti.

Drejtuesit e bandave thonë se duan të detyrojnë  që kryeministri të dorëhiqet, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Grupet që synojnë ta rrëzojnë kryeministrin  kontrollojnë rreth 80% të kryeqytetit. Që nga vitit 2020 Luftërat e dhunshme të bandave kanë vrarë mijëra në vend.

Dhuna në këtë shtet ka nisur të përhapet  që nga vrasja e Presidentit Moïse. Ai nuk është zëvendësuar dhe zgjedhjet nuk janë mbajtur që nga viti 2016. Në janar, OKB-ja tha se më shumë se 8,400 njerëz kane rene viktima të dhunës së bandave të Haitit duke përfshirë vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026