Banka e Shqipërisë blen 800 milionë euro për të mbrojtur lekun

10 Nëntor 2025 | 17:00

Forcimi i lekut përballë valutave të huaja ka shtyrë Bankën e Shqipërisë të blejë 800 milionë euro këtë vit ndërkohë që rezerva valutore është rritur në 7.2 miliardë euro.

Nga ana tjetër, buxheti për këtë vit humbet rreth 100 milionë euro nga kjo situatë, pasi mblidhen më pak të ardhura nga doganat.

Pjesa dërrmuese e rezervës valutore mbahet në letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro; më pas janë depozita dhe monedha 1.3 miliardë euro, si dhe 317 milionë euro në shufra ari.

Rezerva aktivizohet në kohë të vështira, krizash apo pasigurish dhe përdoret për të shlyer borxhet në valutë, për të garantuar furnizimin nga importi dhe për të siguruar stabilitet në kursin e këmbimit.

Me kaq rezervë valutore, vendi arrin të mbulojë të paktën 7.3 muaj importe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026