Banka e Shqipërisë firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e vendit në SEPA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, firmosi aplikimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në SEPA, që harmonizon pagesat elektronike në euro.
Ky anëtarësim synon të lehtësojë transaksionet ndërkufitare dhe të përmirësojë integrimin financiar dhe ekonomik me Bashkimin Evropian.
Antarësimi i ofron bizneseve shqiptare qasjen në tregun evropian prej 350 milionë banorësh, duke i ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive.
Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që aplikon zyrtarisht për pjesëmarrje në SEPA, një hap kyç drejt integrimit evropian.
NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, firmosi aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në zonën gjeografike të skemave SEPA. Kjo është një ditë historike jo vetëm për sistemin financiar në vend, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.
SEPA është një iniciativë e hershme e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në euro.
Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA që në vitin 2021, kur u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Shqipëria është, kështu, vendi i parë në rajon, i cili dërgon aplikimin formal për t’u pranuar në zonën gjeografike SEPA. Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA, jo vetëm që shënon një hap mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian të vendit, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian. BE-ja është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, ku rreth 2/3 e tregtisë kryhen me këto vende, ndaj përfitimet nga krijimi i lehtësirave financiare është domethënës për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare. Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA i ofron bizneseve shqiptare qasjen në tregun evropian prej 350 milionë banorësh, duke i ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive.
Banka e Shqipërisë dhe autoritetet shqiptare janë besimplotë se ky është një hap i parë, por jo i fundit drejt integrimit të tregut tonë financiar me atë evropian, dhe mbeten të angazhuara në respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky integrim.
LEXO GJITHASHTU:
- Mitsotakis: Greqia nuk është pengesë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe RMV
- “PS bojkotoi mbledhjen e KKIE”, Tabaku: Opozita e ka seriozisht integrimin në BE
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta