Banka kryesore ruse rrënohet në bursë: Sanksionet po e paralizojnë

26 Shkurt 2022 | 11:56

Vlera në treg e Sber-bank, bankës më të madhe ruse ka rënë mbi 66% gjatë 5 ditëve të fundit, ndërsa investitorët po shesin aksionet e tyre në këtë bankë.  Shitje të përmasave epike, e quajnë komentatorët financiarë largimin e investitorëve nga kjo bankë.

Sber-bank është goditur jo vetëm nga sanksionet ekonomike dhe financiare kundër Rusisë, por ajo është shënjestruar direkt nga sanksionet amerikane dhe evropiane. Sanksionet kanë ulur financimet e huaja për bankën me qëllim për të ulur mundësinë e saj për të dhënë hua brenda Rusisë veçanërisht ndaj ushtrisë ruse.

Sber-bank është banka e tretë më e madhe në Europë. Përveç dominimit të tregut financiar rus, ajo është një nga bankat e rëndësishme në shumë vende, sidomos ish-republikat sovjetike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026