Bankers angazhohet në monitorim intensiv për mjedisin në Patos-Marinëz
Kompania Bankers Petroleum në kuadër të angazhimit të saj të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve mjedisore brenda zonës së Patos Marinzës, po zbaton një program gjithëpërfshirës monitorimi.
Ujërat nëntokësore, ujërat sipërfaqësore, toka, cilësia e ajrit dhe zhurmat, të gjitha këto janë aspekte mjedisore që programi synon t’i trajtojë dhe t’i gjejë një zgjidhje.
Bankers ka angazhuar në ekspertizë disa firma ndërkombëtare dhe kombëtare mjedisore, ndërsa monitorimi po kalon nën lupën edhe të analizave laboratorike. Në fushën e naftës, Bankers përdor një sërë pajisjesh monitorimi në kohë reale.
Monitorimi i Cilësisë së Ujërave nëntokësore
Mostrat e ujërave nëntokësorë analizohen për një sërë parametrash duke përfshirë: metale të rënda, organikë (TPH, SVOCs, VOCs etj) dhe parametra inorganikë. Rezultatet analitike i sigurohen çdo tre muaj Rregullatorit Kombëtar dhe konsulentëve ndërkombëtarë të kompanisë.
Monitorimi i Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore
Monitorimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësore ndërmerret në vende të ndryshme përgjatë rrjedhës së lumit Seman dhe Kanalit të Hoxharës. Monitorimi ndërmerret në bazë tremujore për një sërë parametrash të ngjashëm me ato të analizuar për mostrat e ujërave nëntokësore.
Monitorimi i Cilësisë së Ajrit
Aktualisht janë afërsisht 50 vende monitorimi, ku monitorohen parametra të tillë si PM10, SOx, NOx, TVOC, H2S, metale të rënda etj. Mostrat merren dhe analizohen në laboratorë të akredituar. Përveç kësaj Bankers gjithashtu ka disa monitorues në kohë reale të cilët mund të vendosen në përgjigje të kërkesave të veçanta operacionale.
Monitorimi I Nivelit të Zhurmës
Departamenti i Shëndetit dhe Sigurisë monitoron rregullisht nivelet e zhurmës në fushën e naftës për të siguruar pajtueshmërinë me udhëzimet dhe normat në fuqi. Përveç kësaj, nivelet e zhurmës duhet të jenë në përputhje me lejet ekzistuese përgjatë fushës së naftës.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta