Banorët denoncojnë muzikën e lartë në lokale, nën hetim 7 persona në Tiranë

11 Qershor 2023 | 10:25

7 persona, pronarë ose menaxherë lokalesh janë nën hetim pasi akuzohen se prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët.

Muzika e lartë në ambientet e lokaleve të tyre është denoncuar, ndërsa pajisjet që gjenerojnë muzikën janë sekuestruar.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”,  shtetasit E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026