Banorët e 37 fshatrave protestë për ujin: Të ndryshojë projekti për Shushicën
Banorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë zhvilluar këtë të shtunë protestën e 7 radhazi. Me pankarta në duar me sloganin“ Larg duart nga Shushica” ata kundërshtojnë projektin e ndërmarrë nga qeveria për ndërtimin e një ujësjellësi.
Banorët thonë se ujësjellësi do të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës.
Sipas tyre, lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që ta ndalojë këtë investim dhe në rast të kundërt ata nuk do të ndalen.
Pjesëmarrësit në protestë janë konfliktuar edhe me forcat e policisë së rendit, pas bllokimit për gati 30 minuta të kalimit të mjeteve në vendin e quajtur Ura e Lekso në fshatin Kuç.
Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar prej më shumë se 2 orë dhe banorët kanë deklaruar se do të protestojnë sërish derisa të kenë një përgjigje nga institucionet.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë