Banorët e 5 majit në protestë
Banorët e zonës së 5 Majit që u janë shembur shtëpitë kanë dalë në protestë në po atë zonë, të shtunën.
Në zonën e 5 Majit në Tiranë pritet të shemben rreth 400 banesa për shkak të një projekti ndërtimi.
“Me datë 22 prishet shtëpia ime dhe e 12 familjeve të tjera, ne nuk lelojmë që të prishet, na kanë sjellë një kontratë por ne nuk kemi rënë në marrëveshje. Kontrata thotë se unë premtoj, por jemi mësuar me premtimet që ngelin premtime”, tha një banor gjatë protestës.
“Kemi bërë ankesa por nuk na janë përfilluar, kryeministri nuk na ka dhënë asgjë, vetëm ka dashur të bëjë show me nënë Lizën”, shtoi ai.
Shumica e banorëve nuk kanë firmosur kontratën me Bashkinë Tiranë dhe nuk kanë përfituar një bonus qeraje.
Kjo për shkak se banorët nuk janë dakord me kushtet e vendosura në kontratë dhe me shumën e dhënë për bonus qiraje.
Në protestë janë edhe banorët e Paskuqanit dhe Laprakës, në mbështetje të banorëve të 5 majit.
Kjo është protesta e disatë që zhvillojnë banorët, shtëpitë e të cilëve janë shembur pa pëlqimin e tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta