Banorët e Thethit kundër shembjes me tritol, kontaminon ujin e pijshëm

15 Korrik 2025 | 16:33

Ndryshe nga sa u raportua një ditë më parë për përfundimin e aksionit të IKMT për shembje, në Theth po vijon edhe këtë të martë aksioni.

Kjo godinë 3 katëshe prej mëngjesit të së martës është rrethuar me policisë dhe nga forcat e ushtrisë .

Në pamundësi për shembje me fadrome, forcat e ushtrisë do kryejnë shpërthim të telekomanduar , për ti dhënë fund në këtë mënyrë aksionit të shembjeve në Theth.

Banorët thonë që kjo shembje mund të rrezikojë të gjithë zonën, bujtinat përreth por mbi të gjitha mund të dëmtojë ujin që rrjedh në “Kronin e Micanit” burim që furnizon të gjithë banorët dhe gjithashtu një zonë e njohur turistike.

Pavarësisht kësaj aksioni do të vijojë ndërsa paraprakisht nga forcat e ushtrisë po ndërhyhet në godinë për të minimizuar dëmet.

Në total që nga nisja e këtij aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje janë shembur mbi 70 objekte ndërsa në vijim pritet që forcat e ushtrisë të zbarkojnë në Theth për pastrimin e inerteve, sipas urdhërit të kryeministrit Rama .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026