Banorët e Vaqarrit futen në banesat e reja
Hamide dhe Miranda deri para pak kohësh nuk njiheshin me njëra-tjetrën edhe pse jetonin të dyja në Vaqarr.
Tani çdo mëngjes e pinë së bashku kafenë, pasi janë komshije në banesat e ndërtuara për 20 prej familjeve te prekura nga tërmeti në këtë zonë.
“O Zoti i madh, Zoti u dhëntë mbarësi të gjithë atyre që kanë kontribuuar për ne”, u shpreh një prej tyre.
Për dy vjet kanë qëndruar herë në çadra dhe herë tek banesat e dëmtuara që mund të shembeshin në çdo moment.
“Kam ndenjur një vit e gjysmë në çadër, u ktheva po aty tek shtëpia që ishte shembur se s’mund të rrija në çadër se më merrej fryma”, tha një e moshuar.
Kanë pritur shumë të hyjnë në shtëpi të re, dhe për asnjë çast nuk kanë harruar 6 nëntorin e dy viteve.
“Jam tmerruar atë natë dhe hapëm derën shpejt dhe dolëm me gjithë burrin”, tha e moshuara.
Edhe Fiqiri Bërziu, i cili sapo ka hyrë në shtëpi të re i ka ende të freskëta kujtimet e asaj nate. “Një tmerr, dolëm shpejt, tavani po binte”, tha ai.
Edhe pse janë në shtëpi të re, ende nuk janë pajisur me dokumentacionin mbi pronësinë “Po presim për dokumentacionin”, tha një prej zonjave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet