Banorët rrëfejnë momentet e dhunës në Bucha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skenat e dhunës barbare nga rusët në rrethinat e Kievit kanë qenë të dhimbshme për ata që përjetuan shkatërrimin e qytetit.

“Shpërthimet e para ishin shumë të fuqishme. Dritaret u bënë copë. Dyshemeja u tund. Dolëm jashtë nga godina sepse nuk po merrnim vesh çfarë po ndodhte. Nuk dinim ç’të bënim dhe ku të fshiheshim. A ishim më të sigurt në shtëpitë tona? Apo ishte më e sigurt të dilnim sa më shpejt? Ne dëgjuam zhurmën e helikopterëve, i pamë ata, por nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte”, rrëfen Maria Kozlova, refugjate ukrainase.

Në fillim të luftës, Maria mori djalin e saj dhe gjyshen në bodrume për të qenë të sigurt. Pas 12 ditësh pa elektricitet dhe gaz, Olga, që është 94 vjeç dhe e mbijetuar pushtimit nazist të Ukrainës gjatë Luftës II Botërore, nisi të humbte ndjenjat nga i ftohti. Familja s’kishte zgjidhje tjetër veçse të dilte jashtë.

- Advertisement -

“Mendoja se e kisha kaluar një luftë, ndaj do ta kaloja edhe këtë. Por ishte shumë më keq. Ata sulmuan civilë paqësorë sepse nuk godisnin dot ushtrinë. Ata u ranë në qafë qytetarëve të pafajshëm si të mundnin dhe përdhunuan njerëz. Ishte e tmerrshme. Nuk e di se si disa njerëz arritën të mbijetonin. Ne patëm fat që u larguam pak më herët. Ata janë ‘vëllezërit’ tanë. Kemi gjuhë të ngjashme. Nuk mendoja kurrë se do të na i bënin këtë. Ata shkatërruan fshatrat tona”, u shpreh Olga Kuzmenko, refugjate ukrainase.

Shkatërrimi për të cilin Olga flet po del në dritë teksa trupat ukrainase po rimarrin nën kontroll territoret që deri pak javë më parë ishin në duart e rusëve.

“Gjithçka është shkatërruar. Të vjen keq kur sheh rrugët e qytetit tënd të shkatërruara. Duam të kthehemi. E dimë që mund ta rindërtojmë”, tha Kozlova.

Por rindërtimi do kërkojë kohë, thonë autoritetet ukrainase, të cilat kanë mbledhur trupat e pajetë që ishin në rrugët e qytetit.

Ata do të nisin gjithashtu operacione çminimi, që do të zgjasin të paktën 5 javë. Por plagët e atyre që përjetuan shkatërrimin, nga afër apo larg, do të kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Samiti i Berlinit/Rekomandimet e shoqërisë civile për zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Për klimën dhe ndikimin e saj në jetën e secilit prej nesh flitet shumë, e gjithmonë e më shumë do flitet në vitet në...

Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti

Agjenti imobiliar, Aleks Gjergji tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se pavarësisht numrit të lartë të ndërtimeve, çmimet nuk do të...

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Sipas tij, në asnjë vend...

TË FUNDIT

Kërcënime me jetë, reagon komuniteti i prokurorëve: Nuk lëkundemi

Komuniteti i prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar sa i takon kërcënimit me jetë që i është bërë tre kolegëve të tyre. Ata kanë shprehur solidaritetin...

10 vjet nga tragjedia ne Lampedusa, 368 emigrantë humbën jetën

Në Lampedusa u përkujtua 10-vjetori i fundosjes së një anije emigrantësh që mori 368 jetë njerëzish. Qindra u mblodhën në ishullin italian, për nder...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×