Bardhi: Çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë

5 Shtator 2023 | 12:37

Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij në tryezën e përbashkët mes deputetëve demokratë mbështetës të grupimeve të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit.

Ai vuri theksin te reforma zgjedhore, si një pikë ku duhet të fokusohen në seancat plenare duke qenë se në 2 vite, komisioni i ngritur i reformës zgjedhore, sipas Bardhit, nuk ka prodhuar asgje.

“E kam thirrur këtë takim me besimin e plotë që çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë. Një nga çështjet që besoj na bën të gjithëve bashkë ka qenë dhe mbetet prioriteti që kemi shpallur në tre sesione të shkuara parlamentare, por që për fat të keq nuk ka pasur asnjë hap përpara. Të gjithë kemi eksperiencën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe masakrës zgjedhore të 14 majit që bën urgjente detyrën për çdo deputet të opozitës për të caktuar si prioritet të punës tonë në parlament reformën zgjedhore. Edhe pse gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Shqipërisë ka funksionuar një komision i reformës zgjedhore, për fat të keq në 2 vite punë nuk ka arritur të prodhojë asnjë produkt dhe çështja e parë që ne duhet të diskutojmë është se si opozita parlamentare do ta çojë përpara reformën zgjedhore,” – u shpreh Bardhi.

Sipas tij është e domosdoshme të ndërtohet një agjendë llogaridhënie nga opozita në parlament përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore.

“Duke nisur me çështjet që na bëjnë bashkë për të ndërtuar një agjendë të përbashkët parlamentare, unë kam bindjen e thellë që ne arrijmë të shkojmë dhe të gjejmë zgjidhje edhe për probleme që sot mund të duken në qëndrime krejt të kundërta me njëri tjetrin,” – u shpreh Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026