Bardhi kërkon në Kuvend pavlefshmërinë e seancës së kaluar: Nuk kishte kuorum
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar në Kuvend pavlefshmërinë e seancës së kaluar plenare.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se në seancën e radhës së kaluar nuk ishte kuorumi i nevojshëm pre 71 deputetësh pjesëmarrës në votim.
Ai tha se të gjitha votimet e seancës së kaluar duhet të shpellen të pavlefshme dhe kjo të reflektohet edhe në seancat e tjera.
“Nga përmbajtja e procesverbalit, drejtuesja e seancës në seancën e kaluar, ka konfirmuar pjesëmarrjen, ku kanë qenë vetëm 68 deputetë. Iu kam kërkuar që të shpallim pavlefshmërinë e seancës së kaluar.
Që votimi të hapet, duhet të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë 71 deputetë. Kërkoj të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar dhe kjo të reflektohet edhe në veprimtarinë e seancave të tjera”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:12 Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu