Bardhi: Kishte skenar të mbyllej seanca pa debat, Balla u çoi mesazh deputetëve

16 Tetor 2025 | 17:19

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në  një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit se mazhoranca kishte një skenar paraprak për të mbyllur pa debat seancën duke mos lejuar opozitën të flasë.

Bardhi sulmoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi si një njeri që “zbaton urdhrat e Taulant Ballës”.

Ky i fundit sipas tij u ka çuar një mesazh deputetëve të cilin gabimisht nuk e dërgoi në grupin e PS por të Konferencës së Kryetarëve.

“Peleshi zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë përpara. Gabimisht Taulant Balla në vend që të shkruante tek grupi Parlamentar i PS në WhatsApp, ngatërron grup dhe e dërgon tek grupi i Konferencës së kryetarëve, ku urdhëron drejtuesit e komisioneve që të kujdesen për të sjellë në sallë deputetët e PS, pasi skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”, tha Bardhi.

Mesazhi i Taulant Ballës:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026