Bardhi: Opozita do të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin në parlament

5 Nëntor 2024 | 13:00

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, bëri me dije se opozita do të marrë pjesë në komisionet parlamentare ku do të diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm. Përmes një deklarate për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit demokrat, Bardhi iu përgjigj dhe deklaratës së ambasadorit të BE-së javën e shkuar, i cili kërkoi nga opozita që të bënte detyrat e saj brenda parlamentit.

Bardhi theksoi se ambasadori duhet të gjejë guximin t’i thotë Kryeministrit Rama që opozita të lejohet në punimet e Kuvendit dhe mos të përdoret një rregullore e shfuqizuar nga Kushtetuesja për të përjashtuar ligjvënësit demokratë.

“Gjej rastin për ta bërë publike, meqë keni dëgjuar edhe deklarata qesharake deri diku, që deputetët e opozitës duhet ta bëjnë detyrën brenda parlamentit. Ne, duke nisur nga sot, do të jemi brenda parlamentit. Do të jenë deputetët për të bërë detyrën e tyre në komisione, për t’i shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka bërë Edi Rama, edhe ata deputetë që kanë qenë të përjashtuar. Ata që deri dje në mënyrë të pashpjegueshme bënin thirrje opozitës që të jetë brenda parlamentit, uroj shumë të gjejnë guximin t’i thonë Edi Ramës të lërë opozitën të bëjë detyrën e saj në Kuvend. Edi Rama përdor një rregullore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos lejojë opozitën në Kuvend,” tha Bardhi.

Edhe pse opozita do të rikthehet në Kuvend gjatë diskutimeve për buxhetin, Bardhi theksoi se nuk ka asnjë vendimmarrje të PD-së për të rikthyer normalitetin e jetës parlamentare.

“Po e sqaroj, nuk ka pasur asnjë vendimmarrje të grupit parlamentar që nuk ka për të patur normalitet. Kur të ketë një vendimmarrje të tillë, unë do të dal ta shpall publikisht së bashku me kushtet që do të na rikthenin në normalitet,” tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026