Bardhi: Shpreh shqetësimin për sulmin e mazhorancës ndaj Kushtetueses
Pas përfundimit t të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë për shtyp.
Ai ka shprehur shqetësimin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë. Sipas tij kjo revoltë e kreut të qeverisë Edi Rama ka ardhur pasi Bardhi i nxori faktet për të vëllanë Olsi Rama.
Mes tjerash ai theksoi se ky intimidim që nuk duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka detyrë t’i provojë opinionit publik se nuk intimidohet edhe kur preken njerëz të afërt me Ramën.
“Shpreh shqetësimin për sulmin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë. Nervozizmi i shtuar i kryeministrit në raport me hallet që e kanë zënë me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsioni, e ka kthyer nga njeriu që gjoja mbështeste drejtësinë në anatemuesin më të madh të këtyre institucioneve.
Që nga dita kur nxorëm faktet mbi të vëllanë, ai i dha mesazh SPAK ç’duhet të bënte në lidhje me hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës me laboratorin e Xibrakës.
Intimidim që nuk duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka detyrë t’i provojë opinionit publik se nuk intimidohet edhe kur preken njerëz të afërt me Ramën.
Kulmi arriti dje ku në Konferencën e Kryetarëve, për llogari të Ramës, njeriut që ka firmosur investimin strategjik për Xhaçkën, sulmuan hapur anëtarët e GJK, duke shpallu madje atë që nuk është dëgjuar në 33 vite, se GJK nuk i imponohet dot Kuvendit.
Duke zhbërë kështu sistemin demokratik.”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- I hapet rruga liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe
- “Gërdeci”, Mediu: Se nuk u zbatua urdhri i ministrit, s’është përjegjësia ime
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng