Bardhi takon drejtorin për Europën të NDI: Rama po tenton asgjësimin e opozitës

19 Qershor 2024 | 11:30

Gazment Bardhi takon drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan: Lufta reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është takuar sot me Drejtorin për Europën të Institutit Demokratik Amerikan NDI, Robert Benjamin.

Përmes njrmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shprehet se e ka informuar atë për zhvillimet politike në vend dhe tentativën sipas tij antidemokratike të kryeministrit Edi Rama për asgjesimin e opozitës.

Për Gazment Bardhin “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Kënaqësi që sëbashku me kolegen Jorida Tabaku të takonim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin. Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparancën në veprimtarinë e Kuvendit.

E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës. I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026