Barometri: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin qytetarët e Tiranës?
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.
Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%). Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%).

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:39 Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës
- 12:37 Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
- 12:36 Ngushtica e Hormuzit në qendër të marrëveshjes SHBA-Iran, anijet do kalojnë falas për 60 ditë
- 12:33 “Nuk e ndiej veten fajtore”, Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar
- 12:20 Libani mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran, shpreh optimizëm për fundin e konfliktit me Izraelin
- 12:09 Zbardhet dinamika e sherrit në GJKKO, 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre