Basha apo Berisha, kush është sot kryetari i PD? Avokati sqaron vendimin e GjL

28 Dhjetor 2023 | 12:20

Avokati Marsid Gupa tha në një intervistë për Euronews Albania se për sa kohë që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë apelohet, atëherë kjo do të thotë se deri sa të shprehet Apeli, si kryetar i Partisë Demokratike, njihet Lulzim Basha.

Duke qenë se ditën e djeshme Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes së vulës dhe siglës së Partisë Demokratike, në Gjykatën e Apelit, sipas avokatit, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë e cila njohu si kryetar të PD-së Sali Berishën, nuk mund  të hyjë në fuqi.

Gjykata e lartë kishte në tagër, që ose ta linte në fuqi, ose ta ndryshonte ose ti kthente vendimin për rigjykim në Shkallë të parë ose në Apel. Gjykata vendosi ta kthejë në Apel. N ë shkallë të parë është vendimi i zotit Zhukri, i cili statusin e Berishës, e mori dhe e bëri vendim gjyqësor. Me këtë vendim ai njohu kuvendin e  11 dhjetorit, të zotit Berisha.

Vendimi i Gjykatës së shkallës së Parë, nëse nuk Apelohet, merr formë të prerë,  nëse Apelohet i ka pasojat “nul”. Kjo do të thotë se deri në këtë moment njihet kuvendi i zotit Basha dhe si kryetar njihet zoti Lulzim Basha, deri në momentin që do të shprehet Gjykata e Lartë. Përderisa Gjykata e Lartë e ka kthyer në Apel, kjo do të thotë se vendimi nga Gjykata e Shkallës së parë, ka disa kundërshtime ligjore dhe nuk është e saktë”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026