Basha i përgjigjet Bardhi: Do kesh të njëjtin fat si padrinoja non grata

5 Tetor 2023 | 15:27

Pas përplasjeve në parlament, Lulzim Basha i është përgjigjur Gazment Bardhit duke i thënë se është duke bashkëpunuar me dikë që deri dje e cilësonte si vrasës, duke iu referuar këtu Berishës.

Sipas tij aleanca e tyre dhe çfarë përfaqësojnë është mëse e qartë për popullin e siç shprehet Basha nuk do ta bëjnë pis Partinë Demokratike.

Sa i takon deklaratës së Bardhit që tha se Basha duhet të numërojë katet e kullave që i kanë dhënë para se të vijë të flasë në Kuvend, ky i fundit tha se këto deklarata janë mashtrime të dëshpëruara dhe pjesë e lojës së vjetër të baltosjes.

“Ndërsa çështja McGonigal është kthyer në aktakuzën më të rëndë ndaj sulmeve të ulëta kundër meje prej Edi Ramës e Sali Berishë, si edhe prej kujtdo tjetër që po përdoret prej tyre. Se kush e shpëtoi Edi Ramën nga llogaridhënia për Kosovën, e pamë mirë në konferencën e djeshme të kryetarëve dhe në konsensusin për të ruajtur imazhin e Ramës,” – shtoi Basha i cili u shpreh se të gjithë sqarimin e ka bërë në respekt të qytetarëve.

“Ashtu si padrinoja non grata e humbi luftën e shpifjeve disa vjeçare, pasi koha e nxorri të vërtetën në dritë, edhe zëdhënësin e tij të radhës e pret i njëjti fat,” – tha kryetari i PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026