“Ku e keni interperlancën me Ramën për Kosovën”- Basha përplaset me Spiropalin
Lulzim Basha ka debatuar me ministren Elisa Spiropali duke i thënë se po sundojnë duke përçarë opozitën.
Në fjalën e tij nga Kuvendi Basha, kërkoi ‘llogari’ për interperlancën e PD me Ramën për çështjen e Kosovës, çështje e cila nuk është në rendin e ditës.
Sipas tij, PS krijon skena në mënyrë që të mos diskutohet për çështjet e njerëzve dhe korrupsionin në vend.
“Ke shumë të drejtë, ka ardhur dita të thuash atë që të vjen në mendje. Por fakti është se kjo nuk bëhet për interesa as të shtëpisë sime as të partisë sime. Ju po përçani opozitën dhe të sundoni. Kjo është arsyeja pse vini këtu dhe krijoni skena të tilla sepse nuk doni të flitet as për problemet e njerëzve, as për korrupsionin dhe as për Kosovën. Ku e keni interperlancën e kërkuar nga PD. E varrosët në konferencën e kryetarëve sepse nuk doni që kryeministri të vijë e të japë llogari. Rama nuk e di se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim Veriun e Kosovës. Ju nuk ju intereson kjo, ju intereson ditën të bëni teatër e natën kulla”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati serb kallëzon për terrorizëm Radoiçiç dhe paramilitarët që e shoqëronin
- Berisha: Urgjent debat për deklaratën e Ramës për Kosovën, ishte anti-shqiptare
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun