Berisha: Urgjent debat për deklaratën e Ramës për Kosovën, ishte anti-shqiptare
Sali Berisha ka kërkuar urgjentisht që në seancën plenare të ketë debat me kreun e qeverisë Edi Rama për deklaratën e këtij të fundit për Kosovën, pas sulmit në Veri mëngjesin e 24 shtatorit.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bersha dhe se deklarata e Ramës ishte anti-shqiptare duke thënë se për territor një polic derdhi gjak.
“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt.
Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.
Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?
Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.
Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?
Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.
A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?
Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.
Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.
Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.
A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump