Rexhepi: Mos të jepet statusi i të penduarit kollaj, çdo të ndodh me Artan Tafanin
Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës, komentoi së fundmi operacionet e zhvilluara në vendin tonë, pasi i penduari i drejtësisë Artan Tafani, çoi në zbardhjen e disa vrasjeve.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se dyshon se Nuredin Dumani, nuk i ka treguar të gjitha duke shtuar se është skeptik në dhënien e statusit e të penduarit të drejtësisë.
Referuar Tafanit, ai nënvizoi se sapo të dalë nga burgu, mund ta vrasin pasi ka 10-15 histori.
“Nuk e di nëse Dumani i ka treguar të gjitha. Te mega-operacioni “Metamorfoza” kanë dalë detaje të tjera, dhe kjo shtron dhe pyetjen se sa i sinqertë ka qenë Dumani. Gjithmonë kam qenë i rezervuar që të mos jepet shumë kollaj statusi I të penduarit të drejtësisë. Si mund të dalë ai me statusin e të penduarit kur ka vrarë 10-15 veta, dhe unë ju garantoj që ditën që do të dali nuk e bën javën sepse i ka nja 15 hasmëri. Në këtë kuadër statusi I të penduarit duhet parë dhe nuk duhet dhënë shumë kollaj”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Video| 104-vjeçarja hidhet me parashutë, thyen rekordin Guinness
- 21-vjeçarja amerikane dënohet me 1 vit burg pse preku krahun e një oficeri sigurie
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë