Basha: Kjo është një fitore e qartë për shqiptarët, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim
Ndërsa procesi i votimeve ka përfunduar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një deklaratë nga selia e PD-së ku u shpreh se rezultati i sotëm do të jetë një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe Aleancën për ndryshim.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit dhe unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionarët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, me durim dhe sipas ligjit”, u shpreh z. Basha.
Lulzim Basha tha në fund të fjalës së tij se Shqipëria fiton.
“Siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi: Shqipëria fiton”, mbylli fjalën e tij z. Basha.
Ndërkohë, përpara selisë së PD-së janë grumbulluar një pjesë e madhe simpatizantësh, duke krijuar një atmosferë të gjallë. Të grumbulluarit janë kryesisht të rinj nga forumi rinor i PD-së. Simpatizantët kanë filluar të thërrasin “fitore” përpara se të dalë rezultati final.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)