Basha më i pëlqyer në Durrës, Çeka: Kuota më e lartë deri tani, reflektim i ekuilibrit të votës në këtë qark
Sondazhi zgjedhor “Barometri Politik” i Euronews Albania dhe MRB zbuloi se për kreun e PD, Lulzim Basha mbështetja shfaqet më e lartë në qarkun e Durrësit se rangu kombëtar me 38,3 për qind.
Pedagogu Bledi Çeka tha se në qarkun e Durrësit kryedemokrati shfaqet në kuotat më të larta të pëlqyeshmërisë që kemi parë në sondazhet e deritanishme.
Sipas tij, këto shifra janë reflektim i një lloj ekuilibër të votës që Durrësi ka pasur historikisht duke qenë tradicionalisht më pranë votës së djathtë.
“Unë kam përshtypjen që historikisht Durrësi ka një traditë ekuilibri të votës që deri në 2013 ka qenë dukshëm në drejtim të votës së djathtë.
Nga vitet 2000-‘13 ka pasur tendencë të votës djathtas, pas 2013 ka pasur dinamika të reja. Sondazhi reflekton këtë lloj ekuilibri që është më i gjerë se sa momenti. Kjo është kuota më e lartë që ka performuar Basha”, tha z. Çeka.
Lexoni gjithashtu:
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë