Basha me të rinjtë në Vlorë: Nuk ndryshon gjë me politikë të vjetër e tallava
Lulzim Basha u takua me të rinjtë në Vlorë ku dhe bëri thirrje për ndryshimin e frymës politike.
Ai kujtoi se në zgjedhjet e 14 majit kanë votuar vetëm 13% e të rinjve të grupmoshës 18-20 vjeç, gjë që tregon se sa e rëndë është situata dhe sa e pashpresë.
“Si mund ta ndryshojmë këtë? Njëherë, nuk e di nëse biem dakord që kjo nuk ndryshohet me gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike, me sharje, me banalitete, me kërcënime, me tallava, nuk vjen as debati, nuk dëgjohet, jo më të ndryshojmë diçka. Që ta ndryshojmë, jam i bindur që gjëja e parë që na duhet është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve,” – u shpreh Basha.
Basha iu drejtua të rinjve në Vlorë duke iu kujtuar se çdo vendim i tyre dhe çdo përpjekje për të sjellë ndryshimin duhet të jetë afatgjatë sepse si të rinj ata e kanë jetën para dhe nuk iu duhen alternativa të përkohshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
Këshilltari i PS-së: Protestat po ndikohen nga dezinformimi në rrjetet sociale
- 07:44 Të shtëna me armë në një festival në SHBA, 12 persona të plagosur! Autorët në arrati
- 07:36 Armëpushimi në krizë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
- 07:23 Nis votimi në Kosovë, kreu i KQZ-së voton i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive
- 07:15 Mbi 100 prokurorë në terren për të mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë
- 07:05 Kosova në zgjedhje, KQZ publikon shifrat: Mbi 2 milionë votues dhe 2,550 vendvotime
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike