Basha mungon në seancën e votimit të ministrave, vizitë në Francë

11 Shtator 2023 | 16:50

Me zgjedhjen e strukturave drejtuese qendrore të partisë, Lulzim Basha vijon konsolidimin e pozitave të tij në Partinë Demokratike të ri-formatuar, pa pjesën e rithemelimit të Berishës dhe pa mbështetësit e Gazment Bardhit.

Në seancën plenare të kësaj të hëne Basha mungoi për shkak të agjendës ndërkombëtare. Mësohet se Basha do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Europës.

Pas rikthimit nga vizita dy ditore në Francë, mësohet se kryedemokrati do t’i përkushtohet punëve të partisë.

Ditën e mërkurë janë dy takime të rëndësishme të planifikuara. Fillimisht një takim me strukturat e degëve, në atë që quhet Kolegji i Kryetarëve dhe më pas kryesinë e re të partisë që doli nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të shtunën.

Me përmbylljen e këtyre takimeve, e vetmja fazë e riorganizimit që nuk është përmbyllur është ajo e zgjedhjeve në degë. Sipas planit të miratuar nga kryesia pas rikthimit të Bashës, me përmbylljen e riorganizimit të strukturave në qendër, procesi do të shtrihet në degë.

Gjithë ky aksion i Bashës do të kulmojë më 31 mars 2023, kur ai ka paralajmëruar se do të publikohen emrat e 140 kandidatëve për deputetë që do të garojnë me siglën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026