Basha në Kongresin Amerikan: Prioritet korrupsioni, pastrimi i politikës, zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Kongresmenin Brian Babin, përfaqësues i Teksasit.
Në këtë takim, Basha vlerësoi ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë dhe po jep, për luftën kundër korrupsionit, forcimin e sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
Kreu i Partisë Demokratike, e njohu kongresmenin me prioritet e PD-së, që nga lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të mos largohen nga vendi.
Basha, theksoi se korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
Duke u ndalur në situatën delikate të sigurisë, zoti Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan, dhe se ajo çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë ishte shenjë e kësaj përpjekje, por falë profesionalizmit të policisë së Kosovës dhe mbështetjes së KFOR-it, fatmirësisht dështoi.
Rusia kërkon një front të ri për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina, theksoi Basha, ndërsa shtoi se, Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Në këtë kuadër, Zoti Basha e njohu atë, me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës të përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës, për të cilën është dhe reporter.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
- 11:52 “Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 11:42 Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 11:39 Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS
- 11:27 Grupi Parlamentar i PS: Në Strasburg u votuan pro rekomandimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
- 11:08 Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35