Basha në Washingon, vijon takimet me senatorë e kongresmenë në forumin e IDU
Kryetari i PD Lulzim Basha po merr pjesë në forumin e IDU në Washington – Aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë.
Zoti Basha pati takime dhe biseda me personalitete të ndryshme, mes të cilëve Senatori Kevin Cramer nga North Dakota, ish-kryetarin e Kongresit Newt Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner etj. Basha ka diskutuar për situatën në Shqipëri dhe rajon.
SHBA ka një vëmendje të shtuar te lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia, për të cilat zoti Basha theksoi se janë edhe prioritet të PD, ndërsa bëri të ditur se ka mbështetur dhe mbështet dhënien fund të pandëshkueshmërisë nga SPAK dhe drejtësia e re. Kësaj – theksoi zoti Basha, i shërben edhe vetting-u i politikanëve, që do ta pastrojë politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit
Situata në rajon ishte një tjetër çështje për të cilën zoti Basha tha se është e domosdoshme vëmendja e shtuar e SHBA, ndërsa ka kërcënime për destabilizim.
Ngjarjet e 24 shtatorit janë kambanë alarmi për sigurinë, ka theksuar zoti Basha, duke shtuar se është koha që Serbia të pranojë realitetin e Kosovës, shtet të barabartë dhe të lejojë komunitetin serb të ndërtojnë të qetë jetën e tyre, pa presionin dhe kërcënimin e Beogradit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
- 11:52 “Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 11:42 Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 11:39 Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS
- 11:27 Grupi Parlamentar i PS: Në Strasburg u votuan pro rekomandimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
- 11:08 Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35



