Basha uron Pavarësinë nga kulla e Boletinit në Mitrovicë: Gëzuar ditën e Flamurit
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur që ta festojë përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Mitrovicë të Kosovës, në kullën e Isa Boletinit.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Basha ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.
Ai tha gjithashtu se Isa Boletini është një nga njerëzit që mbeten përgjithmonë në memorien kombëtare, për veprat e tyre në shërbim të atdheut.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e Flamurit Kombëtar. Jemi në Kullën e Isa Boletinit në veri të Kosovës. Bashkë me Ismail Bej Vlorën, ishte edhe Isa Boletini, dora e djathtë ku mbështetej Ismail Qemeli.
Fshati Boletin njihet në Kosovë për gurët e tij të mëdhenj. Edhe Isa Boletini është një gur i madh, nga ata gurë që mbeten përgjithmonë në ndërgjegjen tonë. Këta gurë qëndrojnë përherë garanci e identitetit tonë kombëtar. Sot dua t’i uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar festën e Flamurit Kombëtar”, është shprehur Basha.
Flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre vajzat në Fier: E kam strehuar te të afërmit, shteti heshti për një muaj
GJKKO pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrajt dhe të pandehurve të tjerë, pranohet kërkesa e SPAK
Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
- 12:56 Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 12:52 Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani
- 12:52 Dua Lipa rekomandon librin e Lea Ypit, “Free” për muajin korrik
- 12:47 Flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre vajzat në Fier: E kam strehuar te të afërmit, shteti heshti për një muaj
- 12:35 Ndërron legjenda e muzikës Bonnie Tyler