Basha: Në kuvendin e ri, PD rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë
Në parlamentin e ri që fillon punën më 9 shtator, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të paraqesë një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Lajmin është bërë me dije nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili përmes një statusi në twitter, teksa kujton masakrën e Srebrenicës, të cilën e quan gjenocid, thotë se “Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe gjenocidin serb në Kosovë”.
Për masakrën e Srebrenicës ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Këta të fundit janë shprehur se akte të tilla duhet të marrin gjykimin e drejtësisë.
Më 11 korrik të vitit 1995, mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë , pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan Srebrenicën.
Masakra e Srebrenicës është episodi i vetëm i luftës në Bosnjë që përcaktohet si një gjenocid, përfshirë nga dy gjykata të Kombeve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta