Basha nga KiE: Serbia kreu sulm paraushtarak në veri të Kosovës, skenar si i Krimesë
Kryedemokrati Lulzim Basha folur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ku do të votohet nëse Kosova do të bëhet pjesë e këtij institucioni ose jo.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se Kosova gëzon disa nga përfitimet e Bashkimit Europian, por jo të gjitha.
Basha u shpreh se qytetarët e Kosovës, përfshi edhe minotitetet, duhet të përfitojnë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai foli gjithashtu edhe për sulmin terrorist në Banjskë, të cilin e quajti një skenar të Serbisë, të ngjashëm me atë që ndodhi në Krime, që synonte të aneksonte veriun e vendit.
“Vendimi që do të marrim sot mund të duket kompleks, por është ndër më të lehtët që mund të marrim. Kosova gëzon disa nga përfitimet e BE. Por sërish Kosova nuk gëzon të gjitha përfitimet, siç është mbrojtja nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, për qytetarët e saj dhe minoritetet. Çështja është a do të lejojmë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtyre përfitimeve apo jo. Kjo është çështja që do të votojmë sot.
Ata që thonë se kanë interes për serbët e Kosovës, duhet të thonë që ky anëtarësim duhet të bëhet. Duhet të falenderojmë Bakojanis, sepse bëri realitet diçka që ata e kërkojnë prej më shumë se 8 vitesh. Në shtator të vitit të kaluar një skenar i ngjashëm me atë të Krimesë u krijua në veri të Kosovës.
Ishte një sulm paraushtarak për të zhvatur territor dhe për ta kthyer veriun e Kosovës në një territor të aneksuar njësoj si në rastin e Krimesë. Prandaj duhet që anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të mbrojë vlerat për të cilat ne luftojmë. Shumë duhet të bëhet nga Kosova dhe nga vendet tona, për t’u siguruar që të gjitha vendet t’i përmbahen vlerave të kësaj organizate”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë