Basha përmbys Ramën në Durrës sa i takon opinionit pozitiv të votuesve

19 Prill 2021 | 21:44

Në sondazhin e fundit për Qarkun e Durrësit, Lulzim Basha gëzon një pëlqyeshmëri më të lartë se sa Edi Rama, duke rikuperuar dhe përmbysur diferencën prej 7.3% nga sondazhi i parë për këtë qark.

Të pyetur se për cilin lider kanë opinion pozitiv, 47.9% shprehin mendim të tillë për kryeministrin Rama. Ndërsa për liderin e opozitës Basha, janë 50.7% që kanë mendim pozitiv.

Nga ana tjetër për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mendim pozitiv kanë 23.8%.

Opinioni pozitiv për liderët:

  • Edi Rama 47.9%
  • Lulzim Basha 50.7%
  • Monika Kryemadhi 23.8%

Krahasuar me sondazhin e kaluar, Rama ka një rënie prej rreth 3%, gjithashtu në rënie është dhe Basha por vetëm me 0.3%. Ndryshe ka ndodhur për Kryemadhin që është rritur me gati 3%.

Por, një tjetër pamje tregon sondazhi për pyetjen se cilin prej dy liderëve preferojnë për kryeministër dhe bie në sy fakti se ka një rritje të atyre që nuk preferojnë asnjërin prej tyre.

Janë 42.5% e të pyeturve të cilët shprehen se shohin si më të përshtatshëm për postin e kryeministrit, Edi Ramën. Ndërsa 37.% preferojnë që në krye të qeverisë së Shqipërisë të kenë Lulzim Bashën. Nga ana tjetër janë rreth 16.2% që nuk preferojnë as Ramën dhe as Bashën.

Lideri i përshtatshëm për kryeministër:

  • Edi Rama 42.5%
  • Lulzim Basha 8%

Krahasuar me sondazhin e kaluar, të dy liderët kanë një rënie pasi preferenca për Ramën kryeministër ka shkuar nga 46.8% në 42.5% ndërsa për Bashën nga 42.1% në 37.8%.

Basha përmbys Ramën në Durrës sa i takon opinionit pozitiv të votuesve by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi i tretë në nivel qarku për Durrësin u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 660 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021