Basha përshëndet qëndrimin e OSBE për ‘Zgjedhoren’: Palët të ndalin lojërat politike

24 Janar 2024 | 11:25

Kreu i Partisë Demokratike ka vlerësuar qëndrimin e OSBE/ODIHR, të cilët apeluan për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha tha se i bënte thirrje të gjitha palëve që të dalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisin punën gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore.

Sipas Bashës, Reforma Zgjedhore duhet të jetë në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e shqiptarëve.

Reagimi i Bashës:

Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026