Reforma zgjedhore| OSBE/ODHIR: Nxisim palët në konsultime gjithëpërfshirëse

24 Janar 2024 | 09:55

Nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore në vend, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv, në një proces që ka shërbyer tashmë si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë, tha Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR).

“Ne mirëpresim vendimin e autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike, kaq kohë përpara zgjedhjeve,” tha drejtori i OSBE/ODIHR-it, Matteo Mecacci. “I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve”.

Është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktikë dhe realisht të arritshëm, që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it dhe në adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ndër përparësitë kryesore janë parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe shitblerja e votës, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore.

Pas diskutimeve të fundit mbi këtë temë, OSBE/ODIHR-i ka marrë një ftesë nga parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe ka ofruar të japë mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës.

Metodologjia afatgjatë e OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme. Misioni më i fundit i vëzhgimit i ODIHR-it në Shqipëri, në vitin 2023, vlerësoi ndjekjen e rekomandimeve të tij pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2021. Raportet arritën në përfundimin se 3 rekomandime ishin zbatuar plotësisht, 7 të tjera në pjesën më të madhe, 16 pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026