OSBE në Kryesinë e Kuvendit për reformën zgjedhore, takim me Gjiknurin e Alibeajn

16 Janar 2024 | 10:15

Tre përfaqësues të OSBE kanë mbërritur mëngjesin e së martës në kryesinë e Kuvendit ku pritet të zhvillojnë një takim me deputetin e PS, Damian Gjiknuri.

Sot pritet që në orën 14:00 të ketë takim edhe me nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj.

Ky takim vjen një ditë pasi dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore i dërguan një letër OSBE ku kërkonin asistencë me ekspertë në komision.

Ndër çështjet që duhet të reflektojë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore janë hapja e listave të kandidatëve për deputetë, vota e emigrantëve dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Të premten në orën 11:00 do të mblidhet komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, mandati i të cilit përfundon në muajin mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026