Basha takime në Britani: Nisma për votën e emigrantëve dhe listat e hapura
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. Gjatë takimit ai u ndal në propozimet e PD-së për votën e emigrantëve dhe listat e hapura.
Ai nënvizoi se të premten është depozituar propozimi për votën e diasporës i cili mundëson që emigrantët jo vetëm të votojnë, por të ketë të njëjtën peshë të votës si shqiptarët.

“Arsyeja pse ne shohim një ngecje të procesit, që do të çonte në materializimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, është së prej kohësh kjo qeveri ka vënë në punë mekanizma manipulimi të vullnetit popullor, mekanizma të cilat nuk pinë ujë kur bëhet fjalë për të influencuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ju e keni parasysh se për çfarë e kam fjalën. E kam fjalën që nga 50 mijë lekëshi ku blihet vota në Shqipëri, e deri tek elementet e tjera të patronazhimit me kërcënimin e bukës së gojës, apo me vendin e punës, mekanizma pra që janë përdorur dhe përdoren gjerësisht, siç citojnë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare që vazhdojnë zgjedhjet shqiptare. Dhe për këtë arsye duan ta ngushtojnë, duan të kenë dy apo tre apo katër deputetë që përfaqësojnë diasporën. Kjo është e padrejtë.
Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, apo në Tiranë, apo në Durrës, apo në Londër, apo në Manchester, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Itali, apo në Greqi, vota duhet të jetë e barabartë. Barazia e votës është një nga parimet themelore mbi të cilën ngrihet demokracia përfaqësuese bashkëkohore. Ndaj dhe një nga propozimet kryesore që janë çuar në parlament ditën e premte, ka të bëjë me barazinë e votës,” – u shpreh Basha.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte dhe listat e hapura, ku qytetarët të zgjedhin direkt deputetin e tyre. Kjo sipas Bashës do ta bëj më të fortë lidhjen mes votuesve dhe deputetit, lidhje e cila nuk ishte më e njëjta nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve