Basha sulmon Berishën nga Shkodra: Nuk reflektoi, 14 maji është prova
Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së shtunës një takim me të rinj në Shkodër.
I pyetur për motivin e rikthimit në politikën aktive Basha tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe gjesti i tij kishte për qëllim një reflektim nga Sali Berisha, i cili sipas tij është shkaktari i përçarjes së PD-së.
Basha theksoi se nga ana e Berishës nuk pati asnjë reflektim dhe këtë e provon më së miri humbja e 14 majit.
“Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pasur një fije shprese për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, s’kam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim. Nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:25 Makina merr para turmën e tifozëve meksikanë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë