Basha takime në Bruksel, i prezanton Varhelyit nismën për vetingun
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar disa takime në Bruksel, mes tyre dhe me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ai i ka prezantuar këtij të fundit nismën e PD-së për vetingun në politikë si dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore, ndërsa kanë folur dhe për situatën në Kosovë.
Deklarata e plotë:
Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitetin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi.
Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmendjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.
Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të veçantë për shkak të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus.
Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë





