Basha takime te “21 Dhjetori”: Lufta ndaj korrupsionit prioritet kryesor i PD
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të shtunë takime me qytetarët e Tiranës në lagjen e “21 Dhjetorit”.
Gjatë bisedave të rastësishme me banorë dhe sipërmarrës, Basha theksoi se rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve.
Kreu i PD theksoi se shkak i varfërisë së shqiptarëve është korrupsioni, lufta ndaj të cilit është një prioritet kyç i PD.
“Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëve.
Shqetësimet e qytetarëve dhe biznesit lidhen edhe me çmimin e naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.
Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar.
Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.
Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë