Basha: Taksë 0.5% për biznesin e vogël, do rikthejmë paratë e zhvatura
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozon si taksë për biznesin e vogël vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Duke premtuar një taksë të tillë me ardhjen e PD në pushtet, ai akuzoi se, kryeministri, Edi Rama nuk po i ofron ndihmë kësaj kategorie biznesi.
“Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qendror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit”, është shprehur Basha.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë takimeve që ka pasur me banorë dhe sipërmarrës të vegjël të njësisë nr. 1 në kryeqytet, të cilët sipas Bashës janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe e konsumit.
“Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderëve e PPP-ve korruptive. Ramavirusi me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve”, shprehet kreu i PD.
Duke akuzuar qeverinë se po shpenzon taksat e qytetarëve për tenderë dhe koncesione në favor të oligarkëve, Basha shtoi më tej se, kjo do të marrë fund me ardhjen e opozitës në pushtet. “Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqenien”, tha lideri i PD.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës