Basha vizitë në Panairin e Librit: PD, program për të mbështetur letërsinë dhe artin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga Flutura Açka dhe Preç Zogaj, vizitoi këtë të enjte Panairin e Librit. Ndërsa u ndal një e nga një në stendat e librit, zoti Basha vlerësoi interesin e madh që po shfaqin të rinjtë për librin.
“Më bëhet zemra mal kur shikoj lexues të rinj e të reja. Për këtë dua t’i shpreh një falënderim në veçanti prindërve dhe arsimtarëve, të cilët përmes pranisë së nxënëve në panairin e librit, po bëjnë një investim shumë të rëndësishëm për gdhendjen dhe sofistikimin e shijes së lexuesve shqiptarë”,-tha Basha.
Kreu i PD e konsideroi shumë të rëndësishëm investimin për letërsinë, kulturën dhe artin.
“E rëndësishme është vëmendja ndaj autorëve shqiptarë, sepse nëse ka një tipar dallues që po bashkon shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të veriut, në Malin e Zi, në Greqi e diasporë, është gjuha shqipe, ruajtja dhe promovimi i së cilës është një nga misionet më të shenjta”,-tha kryetari i PD.
“Në programin e PD, që po përgatitet në bashkpunim me ekspert kombëtarë dhe ndërkombëtarë, një vemendje e veçantë i kushtohet letërsisë, artit dhe kulturës”, – theksoj zoti Basha duke sjellë në vëmendje, që mbështetja për librin në Shqipëri nuk është as gjysma e mbështetjes që jep Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës