‘Bashën do e kapnin për leckash’, Berisha: Dogji mandatet si Musolini
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama e ekzekutoi brenda një dite vendimin për djegien e mandateve të Partisë Demokratike dhe jo brenda 3 javëve siç e kishte ligji.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha nënvizoi se ish-kryedemokrati Lulzim Basha, kreu një akt si partia e Musolinit në Itali.
“Edhe ai donte të mi linte pushtetet në 2007-ën, donte të mos hynte në zgjedhjet lokale. Nuk ia mora unë, sepse ai ishte monizmi. Monizmin e vendosi me pasonin më të madh. Kush e linte Lulzim Bashën jashtë Parlamentit nëse ky nuk ekzekutonte brenda 24 orëve djegien e mandateve, në një kohë kur ligji e kishte 3 javë.
Askush nuk e linte Lulzim Bashën, e kapnin për leckash. Kreu një akt, të kryer vetëm një herën në vitin 1924 nga partia e Musolinit, nuk kryhej ai akt”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret