“Bashkë Fitojmë” në zgjedhje me emrin e Metës, Mediu zbulon qëndrimin e tij

22 Prill 2023 | 16:06

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ditën e sotme ka patur një takim me strukturat drejtuese të PR dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në takim u diskutua për procesin zgjedhor dhe funksionimin e këtij koalicioni. Më pas Mediu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të cilët ishin të intresuar për të mësuar më shumë rreth funksionimit të këtij koalicioni.

Pyetje: Koalicioni shkon në zgjedhje me emrin e Ilir Metës, komenti juaj?

Unë mendoj që këto janë truke elktorale që po përdoren, sipas  kodit elektoral qartësisht thuhet që koalicioni është bashkim partish që  vendosin se kush është partia drejtuese dhe po ashtu vendosin se kush e drejto e koalicioni, dhe drejtimi i koalicionit nuk do të thotë se kush do jetë kryetar  partie, drejtimi i koalicionit mund të bëhet edhe nga një kandidat për kryetar bashkia apo një autoritet politik i së djathtës. Të gjitha këto përpiqen të ecin me lojën politike që Edi Rama ka bërë prej kohësh, e para për të mos lejuar koalicione dhe e dyta për ti formuar ato siç duan. Gjithashtu bien në konflikt edhe me vendimet që ka marrë më përpara KAS  në raport me fletën e votimit që duhet apo sduhet të ishte z. Basha. Pra duket që ka një qëllim politik dhe këto janë kthyer në instrumenta politike për të sabotuar procesin zgjedhor.

Pyetje: Rama tha sot që nuk do të bashkëpunojë me kryetarët që do të dalin nga BF, nuk bashkëpunon me non gratat.

Kjo është deklaratë e papërgjeshme sepse në fund të fundit kush drejton e kanë qytetarët në dorë jo kryeministri. Kryeministri nuk mundet që taksat dhe buxhetin ti përcaktojë sipas interesave të tij politike, shpërndajra e buxhetit bëhet në interesa ekonomike të zhvillimit të bashkive dhe në interes të qytetarëve dhe kjo tregon edhe njëherl se ku jemi me situatën politike. Pra jemi në një situatë politike ku një njeri që pushtet absolut mendon se mund të lozë me kushtetutën dhe ligjin dhe jetën e shqiptarëve sipas interesave të tij.

Pyetje: A mendoni se listat për këshilltarë do të funksionojnë

Kam bindjen që po dhe bindja ime ka qenë që duhet të kishim një kandidat të vetëm për kryetar bashkie dhe për këtë kam luftuar edhe për unifikimin e dy PD ve, sepse mendoj që ishte e rëndësishme të kishim unifikim se është graviteti i opozitës. Mendos se është e veshtirë si betejë elektorale edhe si këshilltarë më vete por mendoj që PR kontribuon më shumë duke pasur në lista edhe parti të tjera sesa po të ishim unifikuar në 1 listë sepse kështu do të krijonim një lloj marrdhënie formale pa energjinë e nevojshme. Sa më shumë lista partish të bashkuara rreth kandidatit aq më mirë është dhe është detyre e kandidatit për bashkuar të gjitha listat e këshilltarëve në funksion të fushatës, votave për kandidatin dhe në një garë të lirë kush të marrë nga partitë politike këshilltarë do të ishte mirë dhe në dobi të vetë zgjedhjeve dhe rezultatit të opozitës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026