Bashkëpunoi me 2 vëllezër për të vjedhur shtëpinë në Durrës, në pranga sanitarja
Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia në Durrës, pasi duke shfrytëzuar punën si sanitare në një shtëpi në qytetin bregdetar, ka bashkëpunuar me 2 shtetas të tjerë për ta vjedhur atë.
Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.
Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja” është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e tij.
“Nga veprimet profesionale hetimore disa ditore, bazuar dhe në inteligjencën policore, këqyrjen e kamerave dhe veprimeve të tjera proaktive, dyshohet se shtetasja E. K., duke qenë se punonte si sanitare në banesën e shtetasit Sh.Gj, ka siguruar kopje të çelësit të banesës dhe ua ka dhënë vëllezërve E. H dhe A. H., si dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve në banesë.
Në cilësinë e provës materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F.H, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se e kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Po transportonte 4 afganë drejt kufirit me Malin e Zi, arrestohet 28-vjeçari
- Përdorte lokalin për të shitur kokainë, arrestohet 44-vjeçari. Çfarë i gjeti policia
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit