Bashkëshorti i pastrueses që vidhte para: Gruaja u ndihmua nga familjarët e saj

8 Janar 2023 | 21:15

‘Gruaja është ndihmuar nga familjarët e saj”, kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi së cilës iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Ai theksoi se paratë janë gjetur në shtëpinë e tij, por që bashkëshortja e tij është ndihmuar nga të afërmit për t’i fshehur në banesë.

Më tej ai theksoi se gruaja e tij nuk i dha shkasë të dallonte që po vidhte ndërsa theksoi se edhe paratë e pensionit ia dorëzonte asaj.

“Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas. Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja ti ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ta lënë motrën pa bukë, unë djalit tim do i çojë.”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026